UBT

Hysaj thotë se Çekia e kishte përgatitur ndeshjen sikur Shqipëria të ishte Spanja

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kapiteni i Kombëtares, Elseid Hysaj, foli pas humbjes 2-0, që kuqezinjtë regjistruan në Pragë ndaj Çekisë.

Në prononcimin e dhënë menjëherë pas sfidës, mbrojtësi shkodran deklaroi: “E dinim para se të luanin, që ishin më të motivuar se ne, e pamë edhe në fushë, treguan shumë presion”.

“Ata janë të fortë me goditjet standarte. Kështu u bënë golat, me krose dhe pak të thjeshtë. Duhet të kuptojmë gabimet dhe mos i përsërisim më. E kishim rastin tonë, që mund ta barazonin apo ta fitonim ndeshjen. Pastaj pësuam golin e dytë që na preu këmbët”.

“Ndaj Gjeorgjisë është ndeshje e rëndësishme, është gjithçka e hapur. Duhet të kemi më shumë besim te vetja. Çekia e kishte përgatitur ndeshje aq fortë, sikur ne ishim Spanja”.

UBT

“Topat e dytë i fituan gjithmonë, një nga motivet që kishin lojën në dorë ishte kjo. Mund të vendoseshim më mirë në topat e dytë”.

“Nuk është se kemi bërë rënie, me Ukrainën dhe Gjeorgjinë luajtëm shumë mirë, kjo ishte lojë e keqe. Gjoergjia bëri supergol, duhet të kemi besim, mos kalojmë direkt në momente të vështira”.

“Ta mbajmë kokën lartë dhe të vazhdojmë me nivelin që kemi vazhduar në gjithë këto vite, se po ramë poshtë është shumë e vështirë të ngrihesh”, u shpreh Hysaj për “TV KLAN”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.