“Hyrje në të drejtën penale”, libri më i ri i Afrim Shalës

Gjilan – Afrim Shala, thotë se në këtë libër, në mënyrë të përgjithshme trajtohen disa nga çështjet më të rëndësishme të pjesës së përgjithshme të së drejtës penale.

Afrim Shala, ka nxjerrë prej shtypit librin “Hyrje në të drejtën penale”, libër ky që ishte botuar edhe më 2019 dhe që e tërë sasia e këtyre teksteve u ishte shpërndarë falas studentëve e bibliotekave, juristëve e institucioneve.

Tashti, Kodi Penal i Republikës së Kosovës ka pësuar ndryshime të theksuara, si në pjesën e përgjithshme, ashtu edhe në pjesën e posaçme, andaj autori e ka parë të udhës dhe si tejet të dobishëm që të botojë edhe botimin e katërt, gjithsesi të plotësuar.

Afrim Shala, thotë se në këtë libër, në mënyrë të përgjithshme trajtohen disa nga çështjet më të rëndësishme të pjesës së përgjithshme të së drejtës penale.

Me disa përjashtime të caktuara, struktura dhe radhitja e kapitujve në të këtë libër është e bazuar në strukturën dhe radhitjen e dispozitave të caktuara ligjore nga pjesa e përgjithshme e Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Gjithashtu, në këtë libër është shkruar edhe për trajtimin e çështjeve të caktuara nga pjesa e përgjithshme e së drejtës penale, që është bërë duke u bazuar në literaturën bashkëkohore të vendit dhe atë të huaj nga lëmi i së drejtës penale.

Shala, ka thënë se ky libër u dedikohet studentëve të fakulteteve juridike për përgatitjen e provimit “E drejta penale I”, por të njëjtin mund ta shfrytëzojnë edhe juristët e diplomuar dhe të gjithë ata që janë të interesuar të kenë njohuri më të thella nga e drejta penale.

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS