United Hospital

Hyrje ilegale nga Serbia nëpër rrugë dytësore, ndalohen dy persona në Kamenicë

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Kamenicë – Njësitet policore kanë ndaluar një automjet me targa të huaja që kishte hyrë në territorin e Republikës së Kosovës përmes rrugëve dytësore, duke shmangur vendkalimet zyrtare kufitare me Serbinë.

Automjeti drejtohej nga një i dyshuar mashkull, shtetas i Serbisë, i cili shoqërohej nga një pasagjer mashkull. Sipas njoftimit policor, të dy personat dyshohet se kanë kaluar kufirin në mënyrë të paautorizuar.

Mobi Casa

Gjatë kontrollit të automjetit, policia ka gjetur të ngarkuara katër fellne automjeti së bashku me goma, për të cilat të dyshuarit nuk posedonin dokumentacion mbi prejardhjen e mallit. Malli i sekuestruar është dorëzuar në terminalin doganor për procedura të mëtejshme doganore.

Lidhur me rastin, është iniciuar procedurë për kundërvajtje për kalim ilegal të kufirit. Pas intervistimit dhe në konsultim me prokurorin kompetent, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt njoftoi policia e Kosovës./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.