UBT

Hyra Morina Sylkaj, shqiptarja e parë shofere e autobusit në Vjenë

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Në Kosovë ajo la pas jo vetëm familjen dhe profesionin e saj si ekonomiste. Një ndryshim profesioni ndodhi kur ajo u zhvendos në kryeqytetin austriak…

Hyra Morina Sylkaj, për revistën albinfo.at ka treguar se kur erdhi në Vjenë gjëja e parë që bëri ishte përkthimi i lejes së vozitjes. Me të bërë këtë, Hyra nisi aplikimet për punë, dhe leja e vozitjes ia hapi rrugët. Ajo nisi punën si shofere në kompaninë „Blaguss“, ku punon tashmë qe disa muaj. Kështu, ajo sot është shqiptarja e parë që drejton autobusin në Vjenë.

Rrugëtimi për në Vjenë

Hyra erdhi në Vjenë para një viti për t´iu bashkuar bashkëshortit të saj që po jetonte dhe punonte këtu. Ajo nisi menjëherë kursin e gjuhës gjermane dhe përktheu dokumentet e saj, përfshirë diplomën universitare dhe lejen e vozitjes që i kishte nga Kosova. Ishte bashkëshorti ai që e shtyu të aplikonte për punë si shofere, profesion për të cilën Hyra thotë se e ushtron me kënaqësi.

„Unë jam ekonomiste e diplomuar dhe në Kosovë punova për shumë vite në një kompani. Edhe aty kur e lashë punën për të ardhur në Vjenë, mora përkrahje të madhe nga kolegët dhe për këtë u jam shumë falënderuese. Kur erdha në Vjenë, fillova menjëherë kursin e gjuhës gjermane, ndërkohë bashkë me burrin po merreshim me përkthimin e dokumenteve. Pastaj ai më shtyu të aplikoj për punë si shofere, dhe sot jam duke e ushtruar këtë profesion“, ka thënë Hyra.

Mobi Casa

Hyra: Më vonë e kuptova që jam shqiptarja e parë që vozit autobusin

Kur aplikoi për punë si shofere, Hyra nuk e dinte se po bëhej shqiptarja e parë që voziste autobusin. Ajo kishte diskutuar me familjen dhe burrin, të cilët i kishin dhënë përkrahje të madhe në këtë drejtim, duke e shtyrë ta sfidojë dhe tregojë veten në këtë profesion.

„Të gjithë më thoshin të shkoja si shofere autobusi dhe ta tregoja veten, e t´i motivoja edhe gratë e tjera shqiptare për këtë profesion. T´u tregoja se ne mund t`ia dalim në secilin profesion që synojmë të punojmë”, ka thënë ajo.

„Unë kisha dëgjuar se ka shumë shqiptare në perëndim që ngasin autobusin dhe nuk e kisha menduar që në Vjenë nuk kishte shqiptare në këtë profesion. Vetëm kur e nisa punën e kuptova se isha e para, dhe sigurisht se ndjehesha krenare“, ka thënë tutje ajo.

Hyra ka shtuar se ky fakt e motivon për të vazhduar punën e saj, të cilën e kryen me përgjegjësi maksimale. Ajo ka thënë se shpesh kur pasagjerët e shohin që po i vozitë një grua, atyre iu shfaqet një buzëqeshje, dhe kjo e gëzon tejmase Hyrën.
https://www.albinfo.ch/hyra-morina-sylkaj-shqiptarja-e-pare-shofere-e-autobusit-ne-vjene/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.