UBT

Hynë në procedurë vullnetarizmi dhe themelimi i muzeut

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – KPF ka shqyrtuar dhe rekomanduar për Kuvend Komunal edhe Rregulloren për vullnetarizëm, që e ka prezantuar Veton Nevzadi, drejtor për Kulturë, i cili ka thënë se Gjilani është komuna e parë që po e rregullon në këtë mënyrë çështjen e vullnetarizmit, që në disa shtete konsiderohet krenari kombëtare.

Duke u ndërlidhur me diskutimet e anëtarëve të KPF, Nevzadi ka thënë se paraprakisht është zhvilluar një debat i gjerë dhe gjithëpërfshirës për draft-rregulloren.

Për Kuvend Komunal u rekomandua edhe propozimi për themelimin e Muzeut. Izmi Zeka tha se ky propozim duhet të përkrahet pa rezervë, sepse Gjilani ka nevojë për një muze.

Sipas Veton Nevzadit, janë mbi 200 artefakte të ruhen në vende jo të duhura.
Po ashtu u rekomandua edhe propozimi për ndarjen e bursave dhe shpërblimeve për studentë të dalluar, të cilin e arsyetoi Bujar Nevzati, drejtor për Arsim.

RCCOLA

Për studentët që studiojnë jashtë Gjilanit, janë planifikuar 40 burse, për ata së studiojnë në Gjilan – 30, ndërsa për studentët e dalluar do të ndahen 20 shpërblime. Drejtoria e Arsimit i ka planifikuar mjetet për këto bursa dhe shpërblime, ka thënë Nevzati.
Ndërkaq, s ai përket propozimit për subvencionimin e tetë studentëve që studiojnë në Itali, në nivelin master, KPF vendosi që ta rikthej në Drejtorinë e Arsimit, për ta rishikuar edhe njëherë mundësitë buxhetore.

Sa i përket emërtimit të disa shkollave, KPF vendosi që këtë çështje ta shqyrtoj në një takim të veçantë, për shkak të rëndësisë dhe ndjeshmërisë që ka ky proces. Bujar Nevzati tha se janë pesë shkolla që duhet të emërtohen dhe deri tani janë bërë rreth 25 propozime të ndryshme.

KPF propozoi komisionin 7 anëtarësh, që do të jetë i përbërë nga PDK, LDK, AAK, AKR dhe G/3, i cili do të merret me përcaktimin e listës së lokacioneve dhe hapësirave publike për vendosjen e përmendoreve, shtatoreve, busteve dhe simboleve, përkatësisht me vlerësimin e meritave historike e shoqërore të personaliteteve dhe ngjarjeve nga territori i komunës së Gjilanit, tërësia etnike shqiptare dhe më gjerë./rajonipress/