Mobi Casa

Hoxhaj nga Haga: GjND-ja e ka legjitimuar pavarësinë e Kosovës, Specialja po tenton ta kriminalizojë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, njëri nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të ish-presidentit Thaci dhe ish-kryeparlamentarit Veseli, Enver Hoxhaj, është lidhur drejtpërdrejt nga Haga, ku flet për fjalët përfundimtare të ish-krerëve të UÇK-së në procesin gjyqësor që u zhvillua dhe përfundoi sot në Dhomat e Specializuara, në Hagë.

Hoxhaj vlerësoi se qëndrimet e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit përbëjnë “dëshmitë më të mira” për t’iu kundërpërgjigjur, siç tha ai, akuzave shpifëse të Prokurorisë që synojnë kriminalizimin e luftës çlirimtare dhe të vetë pavarësisë së Kosovës.

“Fjala përfundimtare e Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi ishin dëshmitë më të mira për t’iu kundërpërgjigjur akuzës shpifëse të Prokurorisë, e cila synon ta kriminalizojë edhe pavarësinë e Kosovës. Nuk e kemi menduar ndonjëherë që do ta kemi një situatë të tillë 18 vjet pas luftës.” theksoi Hoxhaj, në emisionin “Rubikon”,

FIDANISHTJA

Duke qenë njëri nga ata që ka negociuar për pavarësinë e Kosovës në Vjenë, nga viti 2007 deri në vitin 2008, në procesin e shpalljes së pavarësisë, Hoxhaj tha se është një devijim që nga fillimi.

“Është një devijim që nga fillimi. Në atë kohë kam qenë ministër i Jashtëm, në kohën kur është publikuar raporti i Dick Marty. Ne kemi pasur ide atëkohë se raporti i tij është vetëm pjesë e luftës hibride të Rusisë dhe Kinës. Ka qenë një betejë që ka rënë në kurth edhe Perëndimi, ka qenë betejë e luftës hibride. Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e ka legjitimuar pavarësinë, por këtu, në Hagë, këto pretendime të Dhomat e Specializuara të Kosovës po tentojnë ta kriminalizojnë atë.”, ka thënë Hoxhaj.

Hoxhaj u shpreh se është e papranueshme që 18 vjet pas luftës Kosova të përballet me një situatë të tillë, duke e cilësuar procesin si pjesë të një narrative më të gjerë kundër shtetësisë së Kosovës.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.