Eko Higjiena

Hoxha e Gjukaj hetohen për tenderin e Lushtakut

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Prokuroria po dyshon se Hysni Hoxha, Arben Gjukaj dhe Hasan Pruthi i janë nënshtruar presionit të Sami Lushtakut për ti dhen një tender mbi gjashtë milion euro kompanisë së nipit të tij, Lulzim Lushtaku, për sigurimin fizik të objekteve të KEK-ut. Tenderi konsiderohet i paligjshëm.

Për këtë arsye kryetari i Organit Shqyrtues të Prokurimit, Hysni Hoxha, drejtori menaxhues i KEK-ut, Arben Gjukaj, dhe shefi i prokurimit në këtë kompani publike, Hasan Pruthi, janë duke u hetuar nga prokurori i EULEX-it, Cezary Michalczuk, për shpërdorim të pozitës zyrtare, shkruan “Koha ditore”

Në grup më ta janë duke u hetuare dhe pronarët e kompanisë “Security Code”, Lulzim Lushtaku dhe Esat Tahiri dhe partneri i tyre në këtë tender, drejtori i WDG-së, Agron Jusufi. Ata dyshohen për falsifikim të dokumenteve dhe shpërdorim. Hetimin e ka konfirmuar kryetari i OSH-së, Hysni Hoxha dhe EULEX-i, por nuk kanë komentuar detajet e hetimit.

Mobi Casa

“Koha ditore” ka mësuar se ky hetim që ka të bëjë më dhënien e një kontrate në vlerë 6 milion euro për këtë konsorcium ka të bëjë me dyshimin se fituesi që ishte rreth 36 milionë më i lirë sesa ofertuesi tjetër, “Besa Security” nuk i ka plotësuar kriteret. Mirëpo, KEK-u ia ka dhen tenderin me pëlqim edhe të OSHP-së që kishte kërkuar nga KEK-u që ti jepej kontrata, nipit të Sami Lushtakut.

Në cilësinë e të dyshuarit, Hysni Hoxha është intervistuar më 13 të këtij muaji, ndërkaq Arben Gjukaj të mërkurën e kaluar. Të dy dyshohet se kanë kryer vepër penale të dënueshme deri në 8 vjet burgim.