ARKATANA

Hoxha akuzon rëndë Komandant Remin: I deleguari i tij mori 2 milionë marka, por kurrë nuk i bleu armët

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Dy milionë markat e kërkuara nga Zona Operative e Llapit për armatim përfunduan në xhirollogaritë e njërit nga të deleguarit e komandantit të kësaj zone, Rrustem Mustafës – Remit, që i mori ato e armatimi nuk u ble kurrë.Kështu ka deklaruar në ‘Rubikon’ të KTV-së Gani Hoxha, njëri nga menaxhuesit e parave të 3 përqindëshit dhe të Fondit Gjithçka për Luftën.

Hoxha ka kërkuar që të hetohen të gjitha paratë që u avulluan jo vetëm nga Fondi i 3 për qindëshit por edhe të Fondit të Ahenit të krijuar nga LDK-ja. Vendlindja Thërret dhe atij Gjithçka për Luftën, transmeton express.

Të paktë janë komandantët e luftës që treguan sinqeritet, dinjitet dhe nuk i keqpërdorën paratë për luftën ka thënë veprimtari politik Gani Hoxha.

Ai ka folur në detaje rreth Fondeve të ndryshme që u mblodhën në emër të luftës dhe thotë s e akuzat e tij i bazon në fakte dhe që të gjithë komandantët ishin të varfër dhe u pasuruan menjëherë pas luftës.

Ai ka rrëfyer një rast kur Rrustem Mustafa-Remi i kishte dërguar tre ekspertë të logjistikës dhe kishte kërkuar 2 milionë euro për armatim duke specifikuar se i duhen të holla e jo armatim.

UBT

Por ky armatim, sipas Hoxhës, asnjëherë nuk ishte blerë.

Ai ka shpjeguar se gjatë luftës Zona Operative e Llapit për këtë fakt ka dashur ta eliminojë atë.

Ka shprehur habinë e tij për atë që e quan dekorim të pjesëtarëve të Fondit Vendlindja Thërret nga Qeveria e Kosovës me njohjen e statusit të veteranit të luftës.

Sipas tij, ata duhet të vihen para gjyqit për të dëshmuar se ku mbetën paratë e grumbulluara.