FIDANISHTJA

Hoti: Për vite u fol për “tradhti”, Kurti ia paska transferuar tokën Manastirit të Deçanit për hatër të Rashiqit

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, ish-kryeministri Avdullah Hoti reagoi ndaj deklaratës së ministrit për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, lidhur me transferimin e 24 hektarëve tokë në emër të Manastiri i Deçanit, që ai tha se kryeministri Albin Kurti e bëri për shkak të tij.

Në një reagim në Facebook, Hoti tha se deklarata e Rashiqit “e zhvesh plotësisht” Kurtin nga, siç e quajti ai, retorika mashtruese që ka përdorur për këtë çështje.

“Për vite u fol për “tradhti” dhe “falje të tokës për manastirin”. Sot, ministri i tij e thotë hapur se vendimi për faljen e tokës së manastirit ishte shumë i thjeshtë: “Do ta bëjmë, por ta dish – për shkakun tënd.” Pra, ajo që dikur ishte tradhti, kur u bë vetë Kryeministër u bë lehtësisht për hatër”, shkroi ai.

Mobi Casa

Hoti tha se Kurti u hedh “hi syve” qytetarëve.

“Kaq “serioze” është vendimmarrja shtetërore e Kurtit. Hi syve për qytetarët, ndërsa vendime të kundërta e për hatër në prapaskenë”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.