Eko Higjiena

Hoti kritikon Osmanin: Tentoi të ndryshojë rregullat e lojës brenda natës

/ 1 minutë lexim
HW

Deputeti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Avdullah Hoti, ka kritikuar ashpër presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, lidhur me procedimin e amendamenteve kushtetuese në ditën e fundit të afatit për zgjedhjen e presidentit.

Hoti ka thënë se, kur u pa se Osmani nuk mund të vazhdojë më në atë post, ajo vendosi të “sfidojë institucionet” duke proceduar amendamente që, sipas tij, janë në kundërshtim me Rregulloren e Punës së Kuvendi i Kosovës.

“Një përpjekje dëshpëruese dhe komike për të ndryshuar rregullat e lojës brenda orësh, vetëm për interesa personale. Kjo nuk është reformë kushtetuese. Kjo është marrëzi politike”, ka shkruar Hoti.

ARKATANA

Ai ka shtuar se, sipas tij, nëse Osmani do të ishte kandiduar nga “shefi i saj”, atëherë askush nga ta nuk do ta kishte problem faktin që presidenti nuk zgjidhet drejtpërdrejt nga populli.

Në reagimin e tij, Hoti theksoi se problemi nuk qëndron te mënyra e zgjedhjes së presidentit, por te mentaliteti politik që, sipas tij, pushtetin e trajton si pronë personale./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.