Uji Dea

Hoti ironizon: Qeveria Kurti më e dobëta që nga pavarësia, asnjë rezultat dhe vetëm degradim

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Ish-kryeministri dhe kandidati i LDK-së për deputet, Avdullah Hoti, ka kritikuar qeverisjen e Albin Kurtit, duke e cilësuar atë si “qeverinë më të dobët që nga shpallja e pavarësisë”.

Në Debat Plus, Hoti argumentoi se katër vitet e fundit kanë qenë një periudhë e dështimeve të mëdha për qeverinë aktuale, duke mos përmbushur zotimet elektorale dhe duke dëmtuar proceset shtetndërtuese.

“Nëse e krahasojmë me qeveritë e kaluara, këto katër vjet kanë qenë vitet e qeverisjes më të dobët që ka pasur Kosova nga shpallje e pavarësisë. E dyta nëse krahason këtë qeveri me zotimet që ka pasur, se kjo qeveri e ka nënshkruar një kontratë publike në zgjedhjet e vitit 2021 edhe unë besoj se duet të matet karshi atyre zotimeve e premtimeve që janë të shkruara.

Edhe nëse e krahason me ato premtime, rezultate jo të pakta, janë zero. Absolutisht zero.

Hidromorava

Edhe e treta disa procese, që nuk shkruan sikur premtime elektorale, por janë zotime të shtetit të Kosovës. Ta zëmë të procesi i dialogut, te njohjet ndërkombëtare. Avancimi i demokracisë ne ven, që nuk i shkruan në kësi projekte, por është procese që ti duhesh me kontribu edhe kur je në opozitë edhe në pozitë. Edhe në këtë aspekt ka degraduar. Nëse e krahason me qeveritë paraprake është qeveria më e dobët. Nëse e krahason me premtimet e veta është zero realizim, pothuajse zero realizim”, ka thënë Hoti.

Sipas tij, degradimi ka qenë i dukshëm edhe në fusha si avancimi i demokracisë, marrëdhëniet ndërkombëtare dhe dialogu me Serbinë.

“Edhe me proceset shtetndërtuese të Kosovës. Unë besoj që i ka dëmtuar në masë të madhe edhe në procesin e dialogut edhe politikën e jashtë. Edhe në marrëdhëniet ndërshqiptare. Por edhe në demokracinë e brendshme tek liria e medias, organizimi sindikal, toleranca që duhet ta kemi në debatin publik”, ka shtuar Hoti. /dukagjini

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.