Eko Higjiena

Hoti: Binomi Kurti-Osmani po e dërgon Kosovën drejt izolimit, pasojat tashmë po i bartim

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Ish-kryeministri Avdullah Hoti ka akuzuar dy udhëheqësit e shtetit, kryeministrin Albin Kurti dhe presidenten Vjosa Osmani, se po e dërgojnë Kosovën drejt izolimit ndërkombëtar.

Në një reagim në Facebook të martën, Hoti tha se Kosova sot po humb miq dhe aleatë shkaku i politikës së pushtetit aktual qeverisës.

“Kosova sot po humb miq dhe aleatë për shkak të politikës së mbrapshtë të binomit Kurti-Osmani”, tha Hoti.

FITORJA

“Kosova sot është në pikën më të ulët të mbështetjes nga aleatët në tri dekada. Binomi Kurti-Osmani po e dërgon Kosovën drejt izolimit. Nga vendi me mbështetjen më të madhe amerikane në rajon, këta të paaftë e kthyen Kosovën në qendër të kritikave dhe fajësimit nga ana e aleatëve”, deklaroi ai.

Hoti është shprehur i shqetësuar me penalizimin e Kosovës nga ShBA-ja pas ngjarjeve në veri. Ka pyetur se cilat mund të jenë pasojat e radhës.

“Pasojat tanimë po i bartim – Kosova është përjashtuar nga ‘Defender 2023’, që ishe ëndërr e ushtarëve të FKS-së. Cilat janë pasojat e radhës?!”, u shpreh ish-kryeministri, aktualisht deputet i LDK-së

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.