GRANDEMALL

Homazhe pa lapidar

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Në Preshevë sot u mbajtën homazhe dëshmorëve në vendin ku dikur qëndronte lapidari me emrat e 28 dëshmorëve të UÇPMB-së.

Organizata e Veteranëve të Luftës (OVL) së Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë (UÇPMB), sot në sheshin e dëshmorëve, para ndërtesës së administratës në Preshevë ka bërë homazhe në nderim të dëshmorëve, raporton Titulli.

Në këtë përkujtim morën pjesë përfaqësuesit e OVL-së nga Presheva e Bujanoci, veteranë të luftës, familjarë të dëshmorëve dhe qytetarë, të cilët nderuan gjakun e dëshmorëve.

ARKATANA

Të pranishmit vendosën kurora me lule ndërsa kërkuan edhe njëherë kthimin e lapidarit me 28 emrat e dëshmorëve, i cili u hoq nga sheshi i Preshevës nga forcat serbe të xhandarmërisë më 20 janar të këtij viti.

Edhe pse liderët politikë të Luginës kishin filluar negociatat me zyrtarët e Beogradit të ndërmjetësuara nga OSBE për kthimin e lapidarit të dëshmorëve në një lokacion tjetër në Preshevë, deri më sot nuk kemi asgjë konkrete rreth kthimin të saj./Titulli.com/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.