Eko Higjiena

Historia nis me barazim

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Përfaqësuesja e Kosovës e ka mbyllur me barazim ndeshjen historike, miqësoren kundër Haitit, që ishte takimi i parë ndërkombëtar nën monitorimin e FIFA-s. Stadiumi Olimpik “Adem Jashari” në Mitrovicë që kishte marrë pamjen e një stadiumi evropian, ishte arena e përballjes së parë historike ndërkombëtare të përfaqësueses kosovare.

Ekipi vendas tregoi më shumë nga loja në fraksionin e parë. Fillimi ishte i ndikuar nga emocionet, por me kalimin e minutave, ata filluan të tregoheshin një skuadër e qëndrueshme.

Kosovarët nuk u ndalën së sulmuari, ata bënë presion, e dominuan gjysmëlojën e parë, krijuan shumë raste, mirëpo goli mungoi.

Shpëtim Hasani dhe Ilir Azemi i patën rastet më të mira për ta kaluar Kosovën në epërsi, mirëpo kur skuadrat shkuan në pushim, rezultati ishte ai i fillimit, 0-0.

Vendasit e nisën edhe më fuqishëm gjysmën e dytë, në tentim të vazhdueshëm për të ndërtuar aksione që do ta ndëshkonin Haitin.

Lojtarët mysafirë arritën që për një periudhë ta qetësonin paksa lojën, mirëpo kosovarët shumë shpejt kthyen dominimin ofensiv në fushë.

Eco Higjiena

Përpjekjet e futbollistëve që përfaqësonin Kosovën vazhduan deri në fishkëllimën e fundit të arbitrit, por goli nuk erdhi.

Sido që të jetë, i urojmë këta djelmosha për paraqitjen mbresëlënëse në takimin e tyre historik me fanellën e Kosovës.

Mbi 17 mijë tifozë ishin të pranishëm në stadium për të ndjekur këtë lojë historike, ndërkohë që aty nuk munguan edhe udhëheqësit kryesorë të shtetit të Kosovës, duke filluar nga presidentja, kryeministri dhe kryeparlamentari.

Duke i uruar një rrugëtim të mbarë përfaqësueses së Kosovës në arenën ndërkombëtare, shpresojmë që në vitet që do të vijnë t’u gëzohemi shumë fitoreve.

Në listën e mëposhtme janë emrat e lojtarëve të Kosovës që ishin në dispozicion të trajnerit Albert Bunjaki (formacioni startues dhe banka rezervë), ndërsa versionin LIVE mund ta përcillni duke klikuar./telegrafi/