Hillary Clinton, favoritja e kosovarëve

Në 240 vjet të pavarësisë dhe ndërrimit të 44 presidentëve, Shtetet e Bashkuara të Amerikës asnjëherë nuk kanë pasur në krye të shtetit një grua. Mirëpo, kjo mund të ndryshojë në nëntor të këtij viti nëse Hillary Clinton mposht kandidatin republikan, Donald Trump, në zgjedhjet presidenciale.
Clinton dje edhe zyrtarisht ka fituar shumicën e nevojshme brenda demokratëve duke bërë kështu historinë, meqenëse është bërë femra e parë që kandidohet nga një parti për presidente të vendit.
Derisa Donald Trump është më i panjohur për Kosovën, Hillary Clintonin e lidh ngushtë historia dhe veprimtaria me shtetin tonë të vogël. Përveç faktit se në çlirimin e Kosovës ishte bashkëshorti i saj Bill Clinton si president i SHBA-së, që luajti një rol vendimtar, Hillary pas luftës kishte bërë edhe dy vizita të ndryshme në Prishtinë si sekretare e shtetit amerikan.
Analistët kosovarë nuk kanë dyshime se zgjedhja e cilit president do të ishte më e mirë për Kosovën, megjithatë i “frikësohen” fuqizimit të Trumpit dhe politikave të tij përjashtuese./zeri/