ARKATANA

Abdixhiku në 35 vjetorin e themelimit të LDK-së: Trashëgimia e Rugovës, frymëzim për të ardhmen e Kosovës

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Lidhja Demokratike e Kosovës sot shënon 35 vjetorin e themelimit. Me këtë rast, kryetari i kësaj partie Lumir Abdixhiku ka bërë homazhe tek varri i presidentit historik Ibrahim Rugova.

“Në 35 vjetorin e themelimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, lëvizjes më të madhe kombëtare për Liri, Pavarësi e Demokraci, zhvilluam homazhe tek varri i prijësit historik të LDK-së, Presidentit Historik të Kosovës, Atit Themeltar të Republikës, Dr. Ibrahim Rugova.

LDK nisi si aspiratë e popullit të Kosovës për liri, gjersa programi politik i saj, u shndërrua në projekt kombëtar të popullit të Kosovës. Ky projekt kulmoj me shtetin tonë, Republikën tonë”, ka shkruar Abdixhiku.

Uji Dea

Ai ka shtuar se Ibrahim Rugova ishte dhe mbetet arkitekti i shtetit tonë, prijësi historik i lëvizjes për liri, pavarësi dhe demokraci.

“Ai ishte njeriu që u qëndroi sfidave më të vështira të kohës me mençurinë, vizionin dhe qëndrueshmërinë që i karakterizojnë njerëzit e mëdhenj. Veprat e tij jetësore janë gurët themeltarë të Republikës sonë – një trashëgimi që na frymëzon dhe na udhëheq çdo ditë – ndërsa emri i tij është vlerë e patjetërsueshme e historisë së Kosovës.

LDK sot, me gjithë trashëgimtarët politik e idelogjik të rugovizmit, e ndjenë peshën e madhe historike të ndryshimit të domosdoshëm për realizimin në plotni të projektit tonë identitar të nisur 35 vite më parë. Kosova, shtet i pavarur e sovran, i anëtarësuar në NATO e BE, e me miqësi të përheshme me SHBA-të; ishte misioni ynë dje, është misioni ynë sot dhe padyshim do të jetë dhe misioni ynë nesër! Urime 23 dhjetori”, ka shkruar Abdixhiku. /Telegrafi/