Hilja e Thaçit për t’ia zgjatur jetën koalicionit

Takimi i javës së kaluar me përfaqësues të subjekteve politike të pozitës dhe minoriteve, por pa treshen opozitare, që u zhvillua me ftesën e presidentit Thaçi me qëllim të inicimit të ri të reformës zgjedhore, nga vetë opozita dhe një numër analistësh politik, po konsiderohet dhe vlerësohet si një taktikë e mirë menduar e vetë ish kreut të PDK-së Hashim, një skenar i paramenduar perfid për t’i zgjatur jetën koalicionit PDK-LDK
Krasniqi: Mandati qeverisës i kapur nga PDK-ja do të përfundojë para kohe.
“Mafia politike abuzon me çdo gjë dhe çdo gjë e përdor për interesa të saj. Nuk është e rastit që BE-ja vazhdimisht është e pakënaqur me zhvillimet në Kosovë dhe nuk e bën liberalizimin e vizave. Por, nuk duhet harruar se edhe BE-ja ka instaluar në pushtet një mafi politike, e cila e ka mbuluar Kosovën me krim dhe korrupsion të pafund. Të kërkosh prej mafisë politike reforma të mirëfillta zgjedhore, që e bëjnë Kosovën një vend ku sundon ligji dhe rendi, është njësoj sikur të kërkosh nga hajni që të ‘reformohet’ dhe të mos vjedhë më”, u shpreh deputeti Adem Salihaj për “Kosova Sot”,raporton Gazeta Kosova Sot
Takimi i javës së kaluar me përfaqësues të subjekteve politike të pozitës dhe minoriteve, por pa treshen opozitare, që u zhvillua me ftesën e presidentit Thaçi me qëllim të inicimit të ri të reformës zgjedhore, nga vetë opozita dhe një numër analistësh politik, po konsiderohet dhe vlerësohet si një taktikë e mirë menduar e vetë ish kreut të PDK-së Hashim, një skenar i paramenduar perfid për t’i zgjatur jetën koalicionit PDK-LDK. Ky koalicion, sipas tyre, do të telekomandohej dhe mbisundohej si deri më tash nga PDK-ja, dhe rrjeti kriminal “Pronto”, deri në fund të mandatit. Ky skenar konsiderohet të jetë menduar kështu edhe për faktin se është një kërkesë këmbëngulëse e faktorit ndërkombëtar, edhe e BE-së, që reforma zgjedhore megjithatë të finalizohet gjatë këtij mandati, pavarësisht se si do të luhej loja politike brenda kornizave politike e institucionale në vend. Deputeti i LDK-së, Adem Salihaj, konsideron se edhe kërkesat dhe standardet e BE-së, mafia politike e Kosovës është munduar t’i adaptojë për nevoja të saj dhe t’i mashtrojë njëkohësisht edhe BE-në edhe qytetarët e Kosovës, sepse veprime të tilla, sipas tij, ka pasur edhe në të kaluarën. Sidoqoftë, Salihaj për këtë tolerim fajëson edhe vetë strukturat e BE-së që e japin këtë mundësi. “Kjo është një praktikë e vazhdueshme në Kosovë, që aplikohet në vazhdimësi. Mafia politike abuzon me çdo gjë dhe çdo gjë e përdorë për interesa të saj. Nuk është e rastit që BE-ja vazhdimisht është e pakënaqur me zhvillimet në Kosovë dhe nuk e bën liberalizimin e vizave. Por,nuk duhet harruar se edhe BE-ja ka instaluar në pushtet një mafi politike, e cila e ka mbuluar Kosovën me krim dhe korrupsion të pafund. Të kërkosh prej mafisë politike reforma të mirë- fillta zgjedhore, që e bëjnë Kosovën një vend ku sundon ligji dhe rendi, është njësoj sikur të kërkosh nga hajni që të ‘reformohet’ dhe të mos vjedh më”, u shpreh Salihaj për “Kosova Sot”.
Berisha: Thaçi përpiqet të mashtrojë opinionin Deputeti Zafir Berisha nga Nisma për Kosovën konsideron se loja perfide e Thaçit me inicim të reformës zgjedhore ka për qëllim blerje kohe për interesin e qeverisjes kriminale nga klani ‘Pronto’ dhe mbulesën e aktualitetit të krizës politike që e kanë zhytur vendin marrëveshjet e dëmshme e kundër kushtetuese. “Tani, mendoj se momenti, në të cilin është nxjerr kjo temë, ka për qëllim për të improvizuar diçka, gjëja se Hashim Thaçi po bënë diçka serioze për vendin. Më shumë ka të bëjë me nxjerrjen e disa temave të reja në opinion dhe lënien anash të temave jetike për vendin, sikur është kolapsi institucional në aspektin e krizës sociale dhe ekonomike por edhe të krizës politike që ka përfshi vendin si rezultat i dy marrëveshjeje kundër kushtetuese dhe të disfavorshme, që cenojnë sovranitetin dhe integritetin e shtetit. Për t’i mashtruar qytetarët duke ju hedhur hi syve ka nxjerrë këtë temë të re në kohën kur ne veç jemi duke pritur ditët kur koalicioni i interesave të ngushta do të shpërthej dhe vendi do të detyrohet të shkoj në zgjedhje, në afatin prej 43 ditësh”, u shpreh Berisha. Sipas Berishës, është momenti jo i duhur dhe jo i volitshëm që të merremi tani me një temë të cilën sado që ka nevojë vendi./kosova sot/