Hidromorava

Hetuam 161 policë

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Kryeshefi i Inspektoratit Policor të Kosovës, Fitim Shishani, ka bërë me dije se gjatë këtij viti janë hetuar 161 zyrtarë policorë, në mesin e tyre 10 serbë dhe një boshnjak. “Nga 161 raste me elemente penale, sa ka trajtuar IPK-ja.

101 lëndë janë përcjellë në prokuroritë kompetente, 43 lëndë janë dorëzuar me raporte të vecanta, ndërsa numri tjetër mbetet ende nën hetim”, ka deklaruar Shishani për gazetën Epoka e re.

Fundamenti

Ai ka shtuar se gjatë periudhës janar-shtator janë suspenduar 32 zyrtarë policor, ndërsa janë arrestuar 5 të tjerë.

Shishani ka bërë me dije se nga mesi i muajit tetor IPK-së do t’i shtohen edhe 15 inspektorë të rinj./Indeksonline/