Eko Higjiena

Hetimet ndaj zyrtarëve të “Bechtelit”

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Kompanisë “Bechtel”, që tashmë i është besuar ta ndërtojë edhe autostradën tjetër, Prishtinë – Hani i Elezit, në vlerë prej 600 milionë eurosh, ka filluar t’i zbehet imazhi. Sidomos pas ndodhisë në Egjipt.

Akuzat për ryshfet ndaj një ish-menaxheri të kompanisë amerikane “Bechtel”, në Egjipt, kanë ngjallur dyshime për kontratat edhe në Kosovë – shkruan gazeta ‘Tribuna’.

Tashmë projekti më i madh infrastrukturor, autostrada “Ibrahim Rugova”, është thënë se po hetohet nga prokuroria e EULEX-it.

Fundamenti

Zyrtarë nga politika dhe shoqëria civile thonë se kompanisë që tashmë i është besuar ta ndërtojë edhe autostradën tjetër, Prishtinë – Hani i Elezit, në vlerë prej 600 milionë eurosh, ka filluar t’i zbehet imazhi. Sidomos pas ndodhisë në Egjipt.

Kryetari i Komisionit Parlamentar për Mbikëqyrjen e Financave Publike, Ali Sadria, pretendon se EULEX-i është duke hetuar edhe kontratën për ndërtimin e autostradës “Ibrahim Rugova”. Ai thotë se këtë gjë e ka konfirmuar ministri i Infrastrukturës, Fehmi Mujota.

Ndërkohë EULEX-i nuk ka pohuar as mohuar se janë duke e hetuar atë kontratë. “Prokurorët e EULEX-it nuk komentojnë nëse janë ose jo duke bërë hetime lidhur me autostradën Morinë – Merdare”, ka thënë Blerim Krasniqi, zëdhënës i EULEX-it.