Hetimet e Task Forcës Speciale në fazën përfundimtare

Task Forca Hetuese Speciale, SITF, është në fazën përfundimtare të hetimeve rreth pretendimeve për krimet e UÇK-së, të ngritura në raportin e Këshillit të Evropës, shkruan “Koha Ditore”.
Megjithëse ka refuzuar të flasë për detajet operacionale dhe rastet specifike të cilat mund të jenë objekt gjykimi, zëdhënësi i SITF, Joao Sousa, ka sqaruar për gazetën se gjithçka është brenda afatit kohor dhe se hetimet pritet të përfundojnë muajt në vijim.
Ndërkohë kryeministri Thaçi, edhe pse e ka quajtur të padrejtë dhe fyerje për shtetin e Kosovës, ka pranuar se Kuvendi duhet të marrë vendim për themelimin e Gjykatës Speciale.