UBT

Hetim evropian i privatizimit

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Hetimet për privatizimin në Kosovë nuk do të ndalen vetëm me Fabrikën e Amortizatorëve. Edhe shumë ndërmarrje tjera që dyshohet se janë shitur në mënyrë të parregullt do të hynë nën llupën e hetuesve.

Ndryshe nga që ka ndodhur deri më tani, nuk do të jetë Kuvendi i Kosovës ai që do t’i iniciojë hetimet. Por, sipas të gjitha gjasave një kërkesë e tillë do të vijë nga Bashkimi Evropian.

UBT

Në strategjinë e BE-së për ristrukturimin e EULEX-it, hetimi për privatizimin është përshkruar në mënyrë të veçantë. Sipas strategjisë konfidenciale të publikuar nga Tribuna misioni i ri do të ketë kompetenca ekzekutive në hetimin e procesit të privatizimit. Për këto hetime nuk do të jetë i obliguar që t’i raportojë ose njoftojë autoritetet vendëse.

Ky, sipas zyrtarëve të afërt me këto zhvillime thuhet të jetë parakusht për marrëveshjen e Stabilizim Asocimit….(Tribuna)