Uji Dea

Heshtja e Limajt e Krasniqit, nga zori e jo nga qejfi

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Ndonëse prej kohësh është quar pluhur se dy eksponentët kryesor të dikurshëm të Partisë Demokratike të Kosovës, Jakup Krasniqi e Fatmir Limaj, brenda këtij muaji do të zyrtarizojnë parti të re, një gjë e tillë duket se nuk do të ndodh edhe për pak kohë.

Ishte paralajmëruar si mundësi që fundi i janarit shënon formimin e një partie të re nga ana e Krasniqit e Limajt, por tashmë këta të fundit i ka kapluar heshtja, shkruan Zëri.

Hidromorava

Gjithë këtë heshtje të Limajt e Krasniqit, analisti politik Imer Mushkolaj e sheh më shumë se po ndodh nga zori, sesa nga qejfi.

Sipas tij, ata po frikësohen të dalin me subjekt të ri politik, pasi duket se ende nuk e kanë të qartë se kush nga figurat politike të PDK’së, mund të shkojë pas tyre.