Hersi e gatshme për ‘Eurosong’

/ 4 minuta lexim
Mobi Casa

Ndjenë përgjegjësinë që po e pret. E gjithashtu po ndjenë edhe kënaqësinë e madhe që do të përfaqësojë vendin e saj në festivalin më të madh evropian të këngës. Hersi Matmuja është vajza që do të qojë shqiptarët në ‘Eurovizion’ përmes zërit të saj. Dhe derisa po numëron ditët deri te prezantimi në kompeticionin më të madh evropian, Matmuja ka treguar se po përgatit paraqitje dinjitoze duke synuar të bëjë krenar secilin shqiptar me paraqitjen e saj.

Tribuna: Hersi, po ofron dita e madhe dhe prezantimi në ‘Eurosong’. Me çfarë emocionesh po kaloni këto kohë?
Matmuja: Po, dita e madhe e prezantimit po afron dhe ethet shtohen gjithmonë e më shumë.

Tribuna: Sa është e rëndësishme kjo konkurrencë për ju?
Matmuja: Është shumë e rëndësishme sepse unë kam kohë që kërkoj të jem e denjë të prezantoj vendin tim në ‘Eurosong’. Më në fund erdhi dita. Kjo përtej përfaqësimit të Shqipërisë, është edhe një provë e madhe që unë po i vë vetes.

Nuk do t’i ngjasoj asnjërës…

Tribuna: Deri në ç’mas po shkon përgjegjësia juaj karshi këtij konkurrimi?
Matmuja: Ndihem shumë e përkrahur dhe e vlerësuar sepse të gjithë presin nga unë shumë dhe ky është një presion me vete. Do të mundohem mos të zhgënjejë ata dhe veten.

Tribuna: Këngën do ta këndoni në shqip apo në gjuhën angleze?
Matmuja: Kam zgjedhur të mos e rrëfej akoma.

Tribuna: Për veshjen tashmë është vërtetuar se do të kujdeset Blerina Kllokoqi-Rugova. Si e vlerësoni punën e saj dhe pse vendosët që ajo të jetë kreatorja juaj për ‘Eurosong’?
Matmuja: Me artin e Blerinës u njoha gjatë fotoshooting që bëra me fotografin Avni Selmani. U ndjeva menjëherë shumë mirë dhe komode me veshjet e Blerinës. Mendoj që stilimet e Blerinës e veshin femrën me feminitet, elegancë, sharmë dhe të gjitha këto në masën e duhur. Jam shumë e lumtur për këtë bashkëpunim.

Tribuna: Keni besim të plotë në punën e saj?
Matmuja: Absolutisht po!

Tribuna: Shumë emra të njohur të muzikës ishin pjesë e këtij festivali para jush. Ju obligon kjo që edhe më fuqishëm ta prezantoni Shqipërinë, e pse jo të fitoni edhe ndonjë çmim të kënaqshëm për vendin dhe vetën tuaj?
Matmuja: Mendoj që artistët janë si yjet. Shkëlqejnë në momente dhe forma të ndryshme. Unë me siguri nuk do t’i ngjasoj asnjërës siç asnjë nga prezantimet tona nuk kanë ngjarë me njëra tjetrën për vetë faktin sepse secili vit ka pasur karaktere të ndryshme dhe autentike. Me siguri do të ketë shumë Hersi dhe Genti Lako në këtë prezantim në më të mirën tonë.

Mobi Casa

Arti nuk bëhet pa dashuri

Tribuna: Sa ju ka hap rrugë për bashkëpunime me këngëtarë tjerë, triumfi në festivalin e RTSH-së?
Matmuja: Mendoj që festivali i RTSH-së më ka rritur dhe po më jep mundësinë që unë të pretendoj gjithmonë e më shumë nga vetja dhe jeta.

Tribuna: Ndonjë projekt muzikorë të ri keni në mëndje për muajt pasues?
Matmuja: Tani e tërë koha ime ekziston vetëm për ‘Eurosongun’. Më pas kam diplomimin në Konservatorin në Romë “Santa Cecilia”. Të themi që ky vit është një vit shumë i zjarrtë.

Tribuna: Si po plotësohet koha aktuale për ju?
Matmuja: Po për momentin ndodhem në Romë ku ndjek leksionet dhe mundohem dhe po punoj me këngën që kur të jem atje ta bëj më të mirën.

Tribuna: Po daljet e qejfet po janë pjesë e përditshmërisë?
Matmuja: Të themi që për momentin nuk mundem.

Tribuna: Përveç këngës, ndonjë angazhim tjetër keni?
Matmuja: Jo nuk kam kohë të merrem me asgjë tjetër që nuk ka të bëjë me muzikën.

Tribuna: Rreth jetës private si qëndrojnë gjërat…jeni e dashuruar?
Matmuja: Arti nuk bëhet pa dashuri.

Tribuna: Diçka për fund?
Matmuja: Falënderoj të gjithë publikun kosovar për mbështetjen që po me jep. Ju ndjej gjithmonë afër.