FITORJA

Herolindi lë Norvegjinë për Shqipërinë

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Herolind Shala ka hequr dorë nga përfaqësuesja U-21 e Norvegjisë dhe ka pranuar ftesën e ekipit U-21 të Shqipërisë. Mesfushori kosovar synon edhe Kombëtaren A.

Nuk është vetëm përfaqësuesja A e Shqipërisë, ajo që po afron talent kosovar në radhët e saja. Këtë trend tash e një kohë po e ndjek edhe ekipi U-21 i Shqipërisë, i cili drejtohet nga Skënder Gega.

Ky i fundit, në ekipin shpresa, për dy ndeshjet e radhës kundër Hungarisë dhe Bosnjës e Hercegovinës, të cilat do të luhen me 7 dhe 11 qershor në kuadër të eliminatoreve për Kampionatin Evropian, ka ftuar mesfushorin kosovar Herolind Shala.

Këtë e ka konfirmuar vetë Shala për Express, i cili është pjesë e ekipit norvegjez, Odd Grenland.

“Me 30 maj do t’i bashkohem ekipin U21 të Shqipërisë, me të cilin do t’i zhvillojmë dy ndeshje, kundër Hungarisë dhe Bosnjës”, ka thënë për Express, 21 vjeçari.

Mesfushori me prejardhje nga Drenasi, ka qenë pjesë e ekipit U21 të Norvegjisë.

Por, ai ka hequr dorë nga përfaqësuesja norvegjeze vetëm për ta veshur fanellën kuqezi.

Uji Dea

“Nga tetori i vitit të kaluar ishte në bisedime me zyrtarë të Federatës Shqiptare. Vendosa ta lë Norvegjinë dhe t’i bashkohem Shqipërisë, pasi e ndjej vetën shqiptar”, ka theksuar Shala.

Ai ka treguar se muaj më parë i ka dorëzuar të gjitha dokumentet për t’u pajisur me pasaportë shqiptare.

“Kur të shkoj në Shqipëri, do ta marr pasaportën, pasi ajo është gati”, u shpreh ai.

Ish anëtari i ekipit norvegjez Notodden synon që në të ardhmën e afërt të luajë me Kombëtaren A.

“Synoj që me ekipin U-21 të tregoj lojëra të mira dhe më pas të luaj edhe me Kombëtaren A, të cilën e kam ëndërr”, thotë Shala, i cili po shkëlqen në kampionatin norvegjez me skuadrën Odd Grenland.

Përveç Shalës, trajneri Skender Gega në ekipin U21 për herë të parë ka ftuar mesfushorin kosovar Haxhi Neziraj, i cili luan në ekipin e dytë të Luzernit.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.