Heroi i Beogradit, ka dy fjalë për UEFA-n

Heroi i Beogradit, Taulant Xhaka, ka reaguar ndaj vendimit të UEFA-s, që pikët e ndeshjes së ndërprerë Serbi – Shqipëri, t’iu dhurohen atyre që e shkaktuan incidentin, Serbisë.
Xhaka ka paralajmëruar UEFA-n, se ky dënim, do t’i bashkoj shqiptarët edhe më shumë.
“Sa më shumë të na dënosh aq më shumë do na bashkosh”, ka shkruar Xhaka në rrjetin social Facebook. UEFA i dhuroi Serbisë fitoren, por edhe e penalizoi me tri pike./Indeksonline/