RCCOLA

Herë, herë…!

/ 4 minuta lexim
Uji Dea

Nga Arben Kurteshi – Sa kohë mund të lundroj anija dhe të sillet nëpër oqean pa u fundosur derisa t`i harxhohen karburantet, nëse kapiteni nuk e di cakun?

Pa vizion dhe cak, sa kohë mund të qëndroj shteti ynë i ri mbi themelet e tij?
Duke ndryshuar drejtimin çdo vit nganjëherë gati edhe çdo muaj; herë drejt”Mini Shengen“, herë drejt „Shkëmbim Territoresh“, herë drejt ”Open Ballkan“ e herë, herë drejt „Asociacionit“ …. jo vetëm që është zbrazur rezervuari financiar i shtetit, por po zbrazet vendi edhe nga njerëzit!

Vetëm me vizion mendje dhe ideal zemre mund ta gjejmë rrugën, inkurajimin e vendosmërinë drejt arritjes.”Madhësia e suksesit përcaktohet nga madhësia e besimit në sukses“!

Se a është një vend i varfër apo i pasur, varet nga institucionet e tij.
“Politikanët në vendet e varfra, nuk dinë se si funksionon ekonomia!“, kjo është hipoteza injorante ekonomike!

Qyteti i ndarë në mes ( Amerikës dhe Meksikës) “Nogales“, në anën amerikane të ardhurat mesatare janë 30’000 $ në vit; ndërsa në atë meksikane vetëm 10‘000 $ në vit!
Shumë shtete, tregojnë se si u zhvilluan, dhe se si dështuan ekonomitë e tyre pas pavarësisë.

Si arriti shteti afrikanë Botsëana të zhvillojë ekonominë gati të barabartë me Hungarinë!
„Madhësia e suksesit përcaktohet nga madhësia e besimit në sukses“!
„Nëse mendohet në qëllime të mëdha, presim arritje të mëdha!
Lajmi i mirë është edhe Irlanda, që brenda një gjenerate prej shtetit më të varfër në Evropën perëndimore në shtetin gati më të pasur në botë, për kokë banori !
Prej 40-të miliardëve dollarë në fillim të viteve të 90-ta në mbi 133 miliardë dollarë në vitin 2008 ka arritur rritja e produktivitetit të shtetit. Vetëm për 18-të vite rritje mbi 90 miliardë dollarë.

ARKATANA

Kjo arritje është bërë vetëm me rritjen e cilësisë të arsimit dhe thithjen e investimeve të huaja!
Para kësaj mrekullie ekonomike Irlandës i ka migruar gjysma e popullsisë në Amerikë rreth 4 milion banorë.

Shembulli jo i mirë është në Sierra Leone menjëherë pas pavarësisë pushteti ndërpreu hekurudhën më të gjatë në vend e posa ndërtuar nga anglezët, nga frika se ata që e përdornin hekurudhën për transport mallrash mund të forcohen dhe ta marrin pushtetin!
Gjermanët dy herë kanë dëshmuar se zhvillimi i shtetit mund të bëhet brenda dy dekadave!
Njëherë Gjermaninë Perëndimore.
Pas luftës së dytë botërore Gjermania Perëndimore ishte bërë rrafsh me tokë edhe prapë gjermanët vetëm 2 dekada më vonë në vitin 1965 filluan të kërkojnë fuqi punëtore jashtë vendit të tyre. Edhe në Kosovë kanë kërkuar punëtor në atë kohë. Kjo dëshmon më së miri, se sa shpejtë është zhvilluar Gjermania. Këtë e dinë shumë mirë baballarët tanë që ende janë gjallë, që punuan atje!

Dhe prapë me Gjermanin Lindore dëshmuan, prej vitit 1989 e deri me 2009 e zhvilluan shtetin e tyre për vetëm 20-të vite.

Japonia edhe pse ishte aq shumë e shkatërruar prej luftës së dytë botërore dhe nuk kishte ndihma nga amerikanët, sikur se gjermanët, arriti ta zhvillojë shtetin “ekonominë dhe industrinë“ e vet edhe më shpejt se gjermania, që i habiti fuqitë botërore në atë kohë. Pra ekonomia dhe industria e Japonisë u zhvillua edhe më shpejt se 20-të vite!

Korea e Jugut në vitet e 60 e deri në vitet e 70-dhjeta kishte një standard më të ulët se ish- Jugosllavia në tërësi. Korea e jugut arriti vetëm për 20-30 vite të bëhet një ndër shtetet më të rëndësishme në bote dhe ka disa vite që është në rrjetin global të 20 vendeve më të zhvilluara në botë!

Gjithçka është e mundur !
”Madhësia e suksesit përcaktohet nga madhësia e besimit në sukses“!
”Nëse mendohet në qëllime të mëdha, presim dhe arrimë qëllime të mëdha“!