Uji Dea

Heqja e logos rrezikon shtetin!

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Vendimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për heqjen e logos së shtetit nga fletëvotimet konsiderohet si kompromis i rrezikshëm për shtetësinë e Kosovës. Madje ky veprim konsiderohet si precedent që i humb kuptimin Kosovës si shtet i pavarur, pasi që po lëshohet pe për çështjet që nuk duhet kompromis. Të paktën kështu mendojnë analistët politikë dhe njohësit e kushtetutshmërisë.

Ndërsa përfaqësuesit e partive politike, si rëndom i kanë dhënë mbështetje KQZ-së, duke e konsideruar si kompromis të nevojshëm për Qeverinë e Kosovës, për ta përfshirë edhe komunitetin serb në zgjedhjet lokale.

RCCOLA

Ndërkaq është Lëvizja “Vetëvendosje”, e cila ka paralajmëruar se vendimin e KQZ-së do ta dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese.

Por, Dren Doli nga Grupi për Studime Politike e Juridike konsideron se kjo lëvizje së pari ankesën do të duhej ta bënte në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), dhe nëse kjo do ta kundërshtonte, atëherë “Vetëvendosje” duhet t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese./Zeri/.