Fundamenti

Hekurani i Kosovës që luajti për Zvicrën e u kontaktua nga Shqipëria

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Hekuran Kryeziu zbulon se në një të kaluar të afërt ka pasur biseda me krerët e Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF) për ta përfaqësuar Shqipërinë. Por, Kryeziu 22-vjeçar, nuk dëshiron të tregojë arsyet pse sot nuk është duke përfaqësuar Shqipërinë, por Kosovën.

Kryeziu me fanellën e Kosovës debutoi në ndeshjen kundër Shqipërisë të zhvilluar më 13 nëntor në Prishtinë, shkruan sot “Koha Ditore”.

Ndeshja kundër Shqipërisë ishte aranzhuar për të festuar suksesin historik që ekipi kombëtar shqiptar e arriti duke u kualifikuar në kampionatin evropian “Franca 2016”. Kur Kryeziu kishte pasur kontakte me Shqipërinë, përfaqësonte të rinjtë e përfaqësueses së Zvicrës.

Mobi Casa

“Kam pasur kontakte me Shqipërinë, më shumë nuk dua të flas. Por ajo që është e vërtetë, është se kam pasur kontakte”, thotë Kryeziu.

Futbollisti tregohet i sinqertë dhe tregon që pas dy ndeshjeve të zhvilluara për ekipin U-21 të Zvicrës, nuk pati ftesë për të luajtur për ekipin A të shtetit ku edhe ka lindur.

http://koha.net/?id=6&l=86508