Fundamenti

Hazirit, Departamenti i Shtetit: Gjykata Speciale duhet të ndodhë!

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Në ditën e dytë të vizitës zyrtare në Washington, DC, kryetari i komunës së gjilanit Lutfi Haziri, ka patur një takim të rëndësishëm me zyrtarë të lartë të Departamentit të Shtetit, duke përfshirë edhe z. Thomas Yazdgerdi, drejtor për Evropën Qendrore dhe Jugore.

Në takim u biseduan disa çështje të rëndësisë nacionale për Kosovën, dhe ndër më kryesoret ishte çështja e Gjykatës Speciale.

Yazdgerdi shprehu insistimin e thellë të SHBA-ve si miku më i madh dhe më kryesor i Kosovës për themelimin e Gjykatës Speciale përmes Kuvendit të Republikës së Kosovës.

“Ne kërkojmë me ngulm që Gjykata Speciale të krijohet përmes institucioneve të Kosovës dhe besojmë se kjo do të ndodhë. Përndryshe, çështja do të mbetej në duartë e OKB-së dhe Këshillit të Sigurimit dhe kjo nuk do të ishte fare e mirë për Kosovën,” ka thënë Yazdgerdi.

Tutje ai ka shtuar se “mosvotimi eventual i Gjykatës Speciale nga Kuvendi i Kosovës do të vinte në pikëpyetje të madhe kredibilitetin e SHBA-ve, dhe ne këtë nuk e meritojmë nga Kosova”

Hidromorava

Drejtori për Evropën Qendrore dhe Jugore në Departamentin e Shtetit, Thomas Yazdgerdi, tutje ka falënderuar kryetarin Haziri dhe LDK-në për përkushtimin e tyre për këtë çështje, duke kërkuar që të njëjtën gjë ta bëjë edhe partneri tjetër i koalicionit, z. Thaçi.

Lutfi Haziri pasi ka falënderuar z. Yazdgerdi për përkushtimin dhe përkrahjen e pa rezervë të SHBA-ve ndaj Kosovë e ka siguruar atë se “Kosova është ballafaquar me sfida të vështira edhe në të kaluarën dhe me sukses i ka kaluar ato. Edhe kësaj radhe, unë besoj se Kosova do të dalë faqebardhë nga ky proces dhe Gjykata Speciale do të krijohen nga Kuvendi ynë”.

Ai tutje ka shtuar se “ne jemi të vetëdijshëm për rëndësinë jetike që kanë marrëdhëniet e shkëlqyera në mes SHBA-ve dhe Kosovës dhe se asnjë politikan apo përfaqësues i denjë i popullit të Kosovës nuk do të merrte ndonjë veprim që do t’i lëndonte as edhe pak këto marrëdhënie”.

Në fund, duke kujtuar bashkëpunimin e suksesshëm të tij me Hazirin që nga koha e bisedimeve për statusin në Vjenë, drejtori Yazdgerdi ka thënë se “esenca e lidershipit të mirë e të suksesshëm mbërthen në vete marrjen e vendimeve të vështira dhe jopopullore, duke vënë në rend të parë interesin kombëtar dhe atë shtetëror para çdo interesi tjetër, duke përfshirë edhe atë personal apo partiak”./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.