Fundamenti

Haziri: Zgjedhjet s’janë shpresë, Qeveria tranzitore do t’i jepte oksigjen vendit

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka vlerësuar se “Kosova është në një pikë kritik”, duke folur lidhur me ngërçin e krijuar për konstituimin e Kuvendit.

Haziri ka shtuar se, për këtë, ideja e LDK-së për një qeveri nacionale të tranzicionit “do t’i jepte oksigjen politik Kosovës”.

I njëjti ka shtuar edhe se zgjedhjet nuk janë ato që do ta nxjerrin vendin nga kjo situatë.

ARKATANA

“Kjo është një situatë e paprecendentë, por Gjykata Kushteuese mund të ketë një plan tjetër në lidhje me këtë gjë. Duhet një vullnet politik, duhet të angazhohemi shumë. Ne para dy ditëve morëm një letër nga Kurti, i kemi kthyer edhe një përgjigje. Kosova është në një pikë kritike, jo vetëm për pasojë të ndryshimeve rajonale që po ndodhin, por edhe për pasojë të axhendës së saj zgjedhore. Të paktën deri në mars një qeveri tranzicioni do t’i jepte oksigjen politik Kosovës, në të kundërtën ushtrimi i detyrës së demokracisë do të jetë shumë i vështirë. Zgjedhjet nuk janë shpresë për të dalë nga kjo situatë”, tha Lutfi Haziri për Report Tv.

Haziri ka akuzuar edhe liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, duke thënë se ‘‘ne jemi peng i veprimeve’’ të tij.

“Kurti nuk ka arritur një marrëveshje për qeverinë, ndaj edhe mban peng zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit me mosvullnet politik. Të gjitha partitë politike kanë pritur që LVV të ndërtojë një qeveri. Ajo ka ndërtuar proces politik vetëm me veten e saj dhe me disa nga partnerë të vegjël që vijnë nga komunitetet shumicë jo serbe. Të gjitha partitë kanë pasur durim dhe kanë treguar respekt politik që Kurti të zgjidhte këtë proces. Nuk mbahen mend që rezultatet zgjedhore të kalojnë në procese të tilla. Ne jemi peng i veprimeve të Kurtit. Po shihet në fakt që pa LDK nuk po ndërtohen institucione, po ne nuk po sillemi me arrogancë duam që të gjithë të përfshihen”, shtoi Haziri.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.