ARKATANA

Haziri viziton shkollën e Dobërçanit, zotohet për mbështetje të vazhdueshme në infrastrukturë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, I shoqëruar nga drejtori i Arsimit, Nazim Gagica, ka vizituar sot shkollën fillore “Nazim Hikmet” në Dobërçan, ku është zotuar për mbështetje të vazhdueshme në infrastrukturë.

“Pas grevës tri javëshe, ne kemi filluar vizitat nëpër shkolla për të parë rifillimin e gjysëmvjetorit të dytë, në përputhje me prioritetet në investimet në infrastrukturë Kemi vizituar shkollën në Kishnapole dhe këtu në Dobërçan, ku e kemi prioritet për investime në bashkëpunim me agjencinë turke “Tika”dhe MASHT. Kjo shkollë ka dhënë nxënësit më të mirë në garat e shkencave natyrore në nivel Republikan dhe ndërkombëtar. Do të bëjmë gjithçka për t’i përmbushur kërkesat e tyre”, ka thënë Haziri pas vizitës.

Drejtori i shkollës fillore “Nazim Hikmet”, Fadil Shabani, e ka falënderuar kryetarin Haziri për vizitën dhe mbështetjen e vazhdueshme, por kësaj radhe e pati edhe një kërkesë.

FITORJA

“Nga kryetari kërkova që të na mbështesë me një palestër sportive, e cila i kompleton të gjitha kushtet e një shkolla europiane. Ne pamë nga afër edhe tabelat e mençura dhe u bindëm me funksionalitetin e tyre. E kemi edhe kabinetin e informatikës i cili na mundëson që t’ju ofrojmë nxënësve kushte që i meritojnë”, tha Shabani.

Gjatë ditëve në vazhdim, kreu i Gjilanit do t’i vizitojë edhe shkollat tjera për të parë nga afër procesin mësimor./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.