GRANDEMALL

Haziri viziton punimet pas asfaltimit të pjesës së parë të Rrugës së Kumanovës

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Komuna e Gjilanit është në përfundim e sipër të ndërtimit të fazës së parë të Rrugës së Kumanovës, e cila përfshinë të gjitha elementet përcjellëse.

Gjatë vizitës së këtij projekti, kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri, theksoi se rëndësia e kësaj rrugë është se e lidhë Gjilanin me Kumanovën.

“Ne po punojmë në lotin e parë që përfshinë kanalizimin, tretmanin e ujërave atmosferik, trotuaret, por edhe rrugët anësore. Shpresoj që ky pesë kilometërsh i Rrugës së Kumanovës e integron infrastrukturën regjionale me atë ndërkombëtare, përkatësisht Gjilanin e lidh me Kumanovën. Kjo rrugë po ndërtohet me mbështetje të organizatës zvicerane DEMOS si rezultat i performancës së lartë të Komunës së Gjilanit për çka i falënderoj shumë, sikurse edhe qytetarët për lojalitetin në pagesën e taksave komunale”, ka thënë Haziri.

Mobi Casa

Ndërsa, drejtori i Shërbimeve Publike, Naser Korça, ka njoftuar se pjesa e parë, e cila ka gjatësi prej 850 metrave dhe përfshihen edhe rrugët anësore, kap vlerën e 315 mijë euro.

“Edhe dy fazat tjera të kësaj rruge janë tenderuar dhe është bashkëfinancim me Ministrinë e Infrastrukturës. Faza e parë do të kryhet shpejtë, ndërsa dy pjesët tjera në vitin 2020 dhe 2021, sepse janë të ndara 800 mijë euro. Ky segment i rrugës do të liroj shumë qarkullimin e automjeteve në pjesët tjera, sidomos në lagjen “Arbëria” e cila është e stërngarkuar’, theksoi Korça.

Përndryshe, organizata zvicerane DEMOS dhe Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal kanë shpërblyer Gjilanin me 205 mijë euro grant për performancën e lartë të vitit 2016 dhe me këto mjete, plus bashkëfinancimi i Komunës, po ndërtohet pjesa e parë e Rrugës së Kumanovës./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.