Eko Higjiena

Haziri viziton KBI-në, me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka vizituar Këshillin e Bashkësisë Islame në Gjilan, dhe në takim me kryetarin Naim Aliu kanë drejtuar urimin për muajin e shenjtë të Ramazanit, për të gjithë besimtarët myslimanë, sikur që edhe kanë kërkuar një kujdes më të madh në përballjen me pandeminë Covid-19.

Haziri ka thënë se ky muaj i sakrificës, i solidaritetit dhe vetëpërmbajtjes këtë është më ndryshe për shkak të pandemisë.

“Erdha sot në Këshillin e Bashkësisë Islame në Gjilan dhe kryetarin Aliu, por edhe gjithë besimtarët myslimanë, i uroj me rastin e muajit të Ramazanit në të cilin përpos lutjeve, sakrificës, solidaritetit dhe përkushtimit ndaj Zotit po e kalojmë edhe një sfidë të përballjes me pandeminë Covid-19. Solidarizimi me të varfrit në këtë kohë është në nivelin më të lartë dhe KBI është në koordinim që të mbështeten familjet me gjendje të rëndë ekonomike dhe sociale”, ka thënë Haziri.

ARKATANA

Ai ka konfirmuar se lokacioni për objektin e ri të Bashkësisë Islame tashmë është përcaktuar dhe do të jetë një projekt që i ka munguar deri tani qytetit tonë.

Ndërsa, kryetari i KBI-së, Naim Aliu, ka falënderuar kryetarin vizitën, bashkëpunimin dhe menaxhimin në këtë situatë pandemie, derisa ka uruar besimtarët për muajin e shenjtë të Ramazanit.

Aliu ka potencuar edhe angazhimin që është duke u bërë së bashku me komunën në shpërndarjen e pakove ushqimore për rastet sociale./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.