ARKATANA

Haziri viziton fermën e Xhelil Zeqirit në Haxhaj

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, gjatë vizitës që i bëri fermerit Xhelil Zeqiri në fshatin Haxhaj, tha se ky është shembulli më i mirë se si një familje, me mjete vetanake, ka arritur të ndërtojë logjikën e familjes së madhe bujqësorë.

“Kemi parë nga afër se si një familje në komunën tonë arrin me forca vetanake ta organizojë dhe ndërtojë logjikën e familjes së madhe bujqësore. Si mbështetje ndaj këtij fermeri, ne e kemi ndërtuar urën e cila ka qenë problemi kryesor për bacën Xhelil dhe për fshatin Haxhaj”, tha Haziri.

Haziri është zotuar se gjatë këtij viti do të vazhdojë ta mbështesë Grykën e Karadakut, duke realizuar projekte të tjera infrastrukturore, sikurse duke e ndihmuar edhe fermerët, me të gjitha mundësitë komunale.

ARKATANA

“Gryka e Karadakut është zonë që tradicionalisht është në mërgatë dhe roli i tyre në zhvillim e ndërtim ka qenë jashtëzakonisht i madh dhe i vlerësuar”, ka shtuar Haziri.

Fermeri Xhelil Zeqiri, pasi e ka falënderuar kryetarin e Gjilanit për vizitën, ka njoftuar se në fermën e tij posedon 22 krerë lope, prej të cilave tha se ka mjaftë levërdi.

Ai ka njoftuar gjatë verës gjithmonë i u jep page dy punëtorëve, ndërkaq në sezonin e dimrit një punëtori./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.