RCCOLA

Haziri uron të gjithë besimtarët për Fitër Bajram

/ 1 minutë lexim
RCCOLA

Gjilan – Kryetari i LDK-së në Gjilan dhe deputeti Lutfi Haziri me rastin e festës së madhe të Fiter Bajramit, të gjithë besimtarëve mysliman iu uron Fiter Bajramin.

“Duke iu uruar këtë ditë, shprehë nderimin më të madh për udhëheqësit e Bashkësisë Islame dhe gjithë besimtarët Islam, të cilët me një mençuri të madhe, me një përkushtim të madh dhe besim të pakufishëm te Zoti, po konsolidojnë gjithnjë e më shumë traditën, trashëgiminë e kulturën më të çmuar të kombit shqiptar, respektin e ndërsjellë për besimin e njëri-tjetrit, tolerancën fetare, dëshmi kjo e një qëndrimi të pashembullt qytetar të besimtarëve shqiptarë” thuhet në urimin e Hazirit.

Eco Higjiena

Edhe njëherë, ju uroj nga zemra dhe uroj që Fiter Bajramin tjetër ta festojmë më mirë, me një fitore të re të merituar përfundon urimi i të parit të LDK-së në Gjilan, Lutfi Hazirit./rajonipress/