Eko Higjiena

Haziri uron qytetarët me rastin e festës së 28 Nëntorit

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri, ka uruar qytetarët me rastin 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit dhe 102-vjetorit e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.

Në mesazhin e urimit thuhet: “Të dashur qytetarë të Gjilanit, më lejoni që në emrin tim personal dhe të të gjitha institucioneve të Komunës së Gjilanit, t’ju uroj nga zemra Festat e Nëntorit, 102-vjetorin e Shpalljes Pavarësisë së Shqipërisë dhe Ditën e Flamurit.

Në këtë ditë të shënuar për kombin tonë, ne respektojmë e nderojmë dëshmorët tanë si Mulla Idriz Gjilanin, Idriz Seferin, Agim Ramadanin, Zenel Hajdinin, Abdullah Preshevën, Musa Zajmin, e shumë dëshmorë e martirë të tjerë, të cilët sakrifikuan gjënë më të shtrenjtë për të mirën e përgjithshme.

HW

Në këtë ditë, poashtu, kujtojmë me dhimbje 70- vjetorin e masakrës së madhe të Gjilanit dhe ekspeditës ndëshkuese për shkak të përpjekjeve të luftës për liri, ku u masakruan mbi 8000 qytetarë, ose gjysma e popullatës së atëhershme.
Është dhimbje dhe përkulje e madhe për të gjithë këta dëshmorë, martirë dhe njerëz që vuajtën, por asnjëherë nuk u ndalën në përpjekjet e tyre për liri.

Gëzuar 28 Nëntori, Dita e Flamurit. Zoti ju bekoftë!”, thuhet në mesazhin e urimit të kryetarit të Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.