FIDANISHTJA

Haziri: Urimi i parë për festën e Nëntorit i erdhi nga nxënësit

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri, me bashkëpunëtorë, ka pritur sot në zyrën e tij fëmijët e klasës së parë të shkollës fillore “Musa Zajmi”, të cilët i kanë uruar atij festën e flamurit duke e shprehur atë përmes poezisë për flamurin kombëtarë dhe shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë.

Me këtë rast kryetari Haziri, ka thënë se fëmijët janë të parët që në zyrën e tij kanë ardhur për të uruar festën e nëntorit.

“Këta fëmijë sot me mëngjes kanë ardhur këtu në zyrën time në mënyrë të organizuar për të më shprehur urimin për 28 Nëntorin, Ditën e Flamurit Kombëtar. Disponimi i tyre dhe shprehja përmes poezisë është një emocion i vërtetë që na japin fëmijët. Dita e Flamurit është festë e përbashkët për të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen. Nga ky takim të gjithëve ua urojmë këtë festë të madhe kombëtare, duke dashur që të jemi më të bashkuar për të ecur fuqishëm dhe sigurt përpara”, ka thënë ndër të tjerash kryetari Haziri gjatë bashkëbisedimit që ka zhvilluar me fëmijët.

GRANDEMALL

Ndërsa mësuesja Luljeta Kadriu, ka thënë se vizita në zyrën e kryetarit ka qenë kërkesë e përbashkët e nxënësve.

“Kjo vizitë ka qenë kërkesë e nxënësve të cilën e kemi mbështetur bashkërisht edhe me prindërit e tyre. Sot jemi këtu për t’i uruar festën e Flamurit Kombëtar dhe 102 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë”, ka thënë ajo ndër të tjerash.

Ndryshe, në shenjë urimi, kryetarit Haziri, fëmijët e kësaj shkolle, i kanë dhuruar një plaket me hartën e Kosovës që proklamon pasurinë e tokës shqiptare nën flamurin kuq e zi./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.