Fundamenti

Haziri udhëton për vizitë zyrtare në SHBA

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka udhëtuar sot për një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me ftesë të Komitetit të Kongresit Amerikan për të marrë pjesë në “Lutjen e 62-të nacionale të mëngjesit”.

Kjo ngjarje organizohet çdo vit dhe në të marrin pjesë mbi 140 shtete të botës bashkërisht me presidentin amerikan Barack Obama, zyrtarë të lartë qeveritar, udhëheqës të lartë botëror, kori diplomatik etj.

Fundamenti

Gjatë kësaj vizite, kryetari Lutfi Haziri do të ketë takime të ngjeshura siç janë: takimi me anëtarët e Parlamentit nga nëntë shtetet e Evropës Juglindore, pastaj do të takohet me kongresmenin Aderholt si dhe takime të tjera të shumta të nivelit të lartë botëror./rajonipress/