ARKATANA

Haziri thotë se përtej gjobave, duhet të krijohet një kulturë e ruajtjes dhe mirëmbajtjes së hapësirave publike

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Është mbajtur punëtoria lidhur me të arriturat e komunave të Anamoravës në fushatën e pastrimit nga 15 shtatori e deri më sot, nën organizimin e Let’s do it Kosova.

Duke informuar të arriturat në këtë fushë, kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka thënë se Task Forca komunale së bashku me kompanitë vendore dhe komunitetin, kanë arritur që t’i heqin qindra tonelata me mbeturina nga deponitë ilegale.

“Përtej gjobave, duhet të jetë kulturë e ruajtjes dhe mirëmbajtjes së hapësirave të përbashkëta publike. Do ta kemi të vështirë edhe pas këtij aksioni të vazhdojmë që ta shohim qytetin dhe fshatrat tona ashtu qysh kemi qejf. Megjithatë, tendencat kësaj here janë që të largohen dhe të ruhen ato vende ku deponitë potenciale ilegale janë bërë dhe të caktohet vendi për deponitë inerte në veçanti. Deponitë shtazore janë problem, ndërsa për mbetjet medicinale kemi bërë zgjidhje. Kemi punuar gjatë këtyre muajve shumë dhe do të vazhdojmë edhe në të ardhmen”, tha Haziri.

ARKATANA

“Shembullin e mirë që ne e kemi këto dy vitet e fundit në Gjilan është që komuniteti ka filluar ta marrë mbikëqyrjen dhe menaxhimin e hapësirave publike, siç është Dobërqani, Pogragja, Lladova, Zhegra, e Cernica. Krejt kjo iniciativë vije nga shoqatat e bashkatdhetarëve, të cilët po e financojnë në vazhdimësi këtë projekt”, tha ai.

Haziri ka kërkuar edhe nga fshatrat tjerë që ta ndjekin shembullin e Dobërqanit, Pogragjës, Lladovës, Zhegrës, e Cernicës.

Një fjalë rasti pati edhe përfaqësuesi i Let’s do it Kosova, Luan Hasanaj, përfaqësues nga Ministria e Mjedisit dhe ata të komunave të rajonit të Anamoravës./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.