FITORJA

Haziri: Thirrja për solidaritet, barazi dhe për sofër plot e ngrohtësi në familjet tona, duhet të na përçojë për gjithë jetën

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, në iftarin e organizuar nga Bashkësia Islame e Gjilanit, ka thënë se thirrje për solidaritet, barazi dhe për sofër plot e ngrohtësi në familjet tona, duhet të na përçojë për 12 muaj dhe për gjithë jetën.

“Jam jashtëzakonisht i nderuar që jam në këtë mbrëmje të veçantë të iftarit, së bashku me kolegët e mi, kryetar të Komunave të Anamoravës, myftiun e Republikës, përfaqësues tjerë politik dhe të korit diplomatik. Lutemi të gjithë që ky Ramazan të na bashkojë të gjithë në festën e madhe të Bajramit. Por, të mos harrojmë se thirrja dhe obligimi nuk mbyllet me 30 ditë agjërim. Thirrja për solidaritet, barazi dhe për sofër plot e ngrohtësi në familjet tona, duhet të na përçojë për 12 muaj dhe për gjithë jetën”, ka thënë Haziri.

Kurse, kryetari i KBI-së në Gjilan, Naim Aliu, tha se gjatë këtij muaji të Ramazanit, kanë shtruar iftare për të gjitha shtresat e shoqërisë, në veçanti për shtresën e margjinalizuar.

FIDANISHTJA

“KBI në Gjilan është e përkushtuar që në të ardhmen ta avancojë bashkëpunimin me të gjithë akterët institucional për një shoqëri të sigurtë dhe më prosperuese të vendit. Do të vazhdojmë të jemi promotor kyç të kulturës së bashkëjetesës dhe tolerancës, si vlerë e trashëguar nga të parët dhe rilindasit tanë. Zoti iu shpërbleftë me të gjitha të mirat e tij. Agjërim të lehtë për të gjithë”, ka thënë Aliu.

Në këtë darkë të iftarit, pos përfaqësuesve të Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjilan, kanë marrë pjesë edhe kryetarët e Komunave të regjioni të Anamoravës, myftiu i Republikës, Naim Tërnava, ambasadorët e Shqipërisë e Maqedonisë në Kosovë, ambasadori i OSBE’së në Kosovë, Jan Braathu, lideri i Sanxhakut të Novi Pazarit, Sulejman Ugljanin dhe përfaqësues të tjerë. /rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.