FITORJA

Salihu: Gjilanin e duam duke u kujdesur për çdo pëllëmbë të tij

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Pas miratimit të vendimeve preliminare për shpronësimin e dy parcelave në mbledhjen e 251-të të Qeverisë së Kosovës, të iniciuara nga Drejtoria për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë, ndihet i lumtur edhe drejtori i kësaj drejtorie ka thënë Bekim Salihu.

Sipas tij këto shpronësime janë për dy parcela tejet të rëndësishme për qytetarët e Gjilanit: çerdhja e Integjit mbi 90 ari në qendër të qytetit dhe parcela në Dobërçan me sipërfaqe mbi 10 hektarë.

Më tej drejtori për Kadastër, Gjeodezi dhe Pronë, shtoi se përveç që paguan obligime prej mbi 11 milionë eurosh (kryesisht nga shpronësime të mbivlerësuara dhe pa projekte), tashmë po i shtojnë fondit të pronave komunale qindra mijëra metra katrorë me vlerë prej miliona eurosh.

FITORJA

“Koha kur taksat e qytetarëve të Gjilanit përdorej për realizimin e interesave personale të individëve të caktuar ka mbaruar. Tashmë, këto taksa po iu kthehen pikërisht qytetarëve të Gjilanit.

Gjilanin e duam duke u kujdesur për çdo pëllëmbë të tij dhe duke pasur interesat e qytetarëve mbi çdo interes personal”, tha drejtori Bekim Salihu./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.