Mobi Casa

Haziri themelon ekipin ndërsektorial të Gjilanit si masë preventive kundër Coronavirusit

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Në përputhje me vendimin Qeverisë së Republikës për ndërmarrjen e masave preventive ndaj Coronavirusit, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka themeluar ekipin ndërsektorial për menaxhimin e kësaj situate.

“Sot e kam themeluar ekipin ndërsektorial, që do të merren mbi baza ditore për parandalim të përhapjes së këtij virusi. Jemi në koordinim të vazhdueshëm edhe me Spitalin Regjional, Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, policinë dhe të gjitha institucionet tjera relevante”, ka thënë Haziri.

Kryesues i ekipit është drejtori i Shëndetësisë, Selami Xhemaili, i ndihmuar nga drejtorët komunalë: Valbona Tahiri, Ramiz Ramadani, Nazim Gagica, Bardhyl Syla, Deniza Limani dhe Sami Spahiu, të cilët janë 24 orë në dispozicion të qytetarëve.

“Ju lutem, mos shkaktoni kurrfarë panike. Jemi bashkë në përballimin e kësaj situate, duke qenë të organizuar dhe të disiplinuar. Me ndihmën e Zotit dhe ndihmën tuaj, do ta përballojmë këtë situatë”, ka theksuar Haziri.

FIDANISHTJA

Ai ka njoftuar se të gjitha tubimet publike dhe aktivitet kulturore e sportive dhe aktivitet e prokurimit janë ndërprerë deri më 27 mars, derisa kërkuar nga qytetarët që mundësisht shërbimet administrative t’i marrin përmes aplikimit online, e cila është formë shumë efikase.

Kryesuesi i ekipit, drejtori i Shëndetësisë, Selami Xhemaili, ka deklaruar se do të dezinfektohen objektet e institucioneve komunale ku ofrohen shërbime, si dhe të gjitha objektet shëndetësore.

Ai ka kërkuar nga Ministria e Shëndetësisë mbështetje më të madhe në furnizim me mjetet mbrojtëse, sidomos për personelin shëndetësor.

Gjatë ditës, do të ketë komunikim të vazhdueshëm për publikun nga ana e ekipit ndërsektorial komunal./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.