UBT

Haziri takon zëvendësministrin Zariqi për realizimin e projekteve të mëdha për Gjilanin

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur sot në takim pune zëvendësministrin për Zhvillim Ekonomik, Xhavit Zariqi, me të cilin ka biseduar për projektet e rëndësishme që i ka Komuna me këtë dikaster qeveritar.

“Kemi disa programe që kjo ministri I financon në Gjilan, përfshirë edhe kapërderdhësin e Pendes së Përlepnicës si projekti më madhor, por edhe infrastrukturën që lidhet me zhvillim ekonomik. Në vazhdimësi unë jam duke kërkuar mbështetjen e autoriteteve qeveritare. E falënderoj zëvendësministrin Zariqi për mbështetjen e madhe që ka ofruar për Gjilanin”, ka thënë pas takimit kreu I Gjilanit, Lutfi Haziri.

Ai ka thënë se Zariqin e ka mik të vjetër, qysh nga koha sa kanë qenë ish të burgosur politik.

Hidromorava

“Kemi vuajtur të dy në burgun e Gjilanit. Xhaviti ka qenë njëri prej njerëzve që ka rezistuar në kohën më të rëndë. Gjithmonë është kënaqësi kur takohemi”, ka thënë Haziri.

Kurse, zëvendësministri i Zhvillimit Ekonomik, Xhavit Zariqi, e ka falënderuar kryetarin Haziri për pritjen dhe gatishmërinë për bashkëpunim të vazhdueshëm.

“E urova mikun tim të vjetër që prej kohës së burgut, Lutfi Haziri, për rikonfirmimin si kryetar i Gjilanit, i cili ka dëshmuar që është një udhëheqës i përkryer. Diskutuam edhe për çështjen e investimeve që varen nga Qeveria, respektivisht nga MZHE dhe kemi programe të veçanta, të cilat do t’i shfrytëzoj Komuna e Gjilanit në të mire të qytetarëve”, ka deklaruar zëvendësministri Zariqi./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.