Uji Dea

Haziri takon studentët e Universitetit të Zug: Diversiteti etnik dhe fetar për Gjilanin është vlerë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur sot një grup prej 20 studentëve të Universitetit të Zug të Zvicrës, të cilët i ka informuar për historikun e Gjilanit, traditat, bashkëjetesën mes komuniteteve, sistemin politik, dhe për sfidat e prioritetet që ka Gjilani dhe Kosova në përgjithësi.

Kryetari Haziri ka thënë me këtë rast diversitetit etnik dhe fetar që mbizotëron në Gjilan, vlerësohet si vlerë.

“Është i rëndësishëm fakti se 32 për qind e gjilanasve jetojnë në Europë dhe shumica në Zvicër. Pjesa më e madh e tyre janë larguar në vitet 90’ta si pasojë e diskriminimit të ish-sistemit. Pra, një Gjilan i dytë jeton në shtetet e Europes. Gjilani është qendër universitare, kulturore dhe qendër e sportit. Jemi komunë multietnike e multireligjioze dhe për neve diversiteti në këtë aspekt është vlerë”, ka thënë Haziri.

UBT

Ndërkohë, studentët e pranishëm kanë shtruar pyetje lidhur me liberalizimin e vizave, sistemin elektorat, zhvillimin ekonomik etj., duke marrë kështu përgjigje të drejtpërdrejta nga kreu i Gjilanit.

Kjo vizitë në Komunën e Gjilanit është realizuar si rezultat i bashkëpunimit që ka Universitetit “Kadri Zeka” me Universitetin e Zug. /rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.