Eko Higjiena

Haziri takon përfaqësuesit e shoqatave me nevoja të veçanta

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur në zyrën e tij përfaqësuesit e Shoqatës së Shurdhmemecëve të Gjilanit, të Shoqatës së të Verbërve dhe të Shoqatës së “Handikos”.

Gjatë takimit miqësor, Haziri u ka ofruar përkrahje maksimale në sigurimin e buxhetit për këto organizata dhe në përkrahjen dhe inkurajimin maksimal në shkollim për ta zhdukur analfabetizmin.“Në programin e LDK-së i kemi prioritet shoqatat me nevoja të veçanta. Unë si kryetari Gjilanit do ta bëjë integrimin e tyre të plotë në shoqëri, në të gjitha aspektet. Ju do ta keni buxhetin e ndarë në fillim të vitit për nevojat tuaja. Do t’ju ndihmojmë në rehabilitimin e personave me nevoja dhe ajo që është shumë e rëndësishme do t’ju ofrojmë programe për mundësi shkollimi kësaj kategorie”, ka thënë Haziri.

Eco Higjiena

Përfaqësuesit e këtyre organizatave falënderuan zotit Haziri për mikpritjen, duke thënë se kanë besim të plotë tek ai se do t’i përkrah këto shoqata me gjithë potencialin thuhet në njoftimin e degës së LDK-së./rajonipress/