RCCOLA

Haziri takon përfaqësuesit e Handikosit

/ 3 minuta lexim
RCCOLA

Gjilan – Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan deputeti Lutfi Haziri me bashkëpunëtorë ishte në një vizitë në shoqatën “Handikos” ku u prit nga menaxheri i degës Remzi Kçiku dhe Fatmir Shurdhani.

Këta e informuan kryetarin Haziri për punën që bënë kjo shoqatë për të arriturat dhe nevojat e shoqatës. U theksua se kjo shoqatë kryesisht është ndihmuar nga Zyra e Qeverisë Finlandeze mirëpo qe një vit ata janë larguar dhe më nuk kanë donacione nga kjo Qeveri.

Ata e njoftuan kryetarin Haziri se në mungesë të mjeteve këtu punojnë vetëm katër punëtorë. Gjithashtu kryetarin Haziri e njoftuan se kjo shoqatë ka 1100 anëtar me aftësi të kufizuara.

Gjithashtu ata theksuan se këta persona përmes Ligjit marrin vetëm nga 60 euro të cilat nuk mjaftojnë as për mirëmbajtjen e tyre, gjersa përmenden rastet e njëjta se si trajtohen në Rajon psh. në Shqipëri personat me aftësi të kufizuara marrin diku rreth 250 – 300 euro dhe gëzojnë shumë benificione të tjera si në transport shërbime mjekësore etj etj.

Në këtë takim përpos përfaqësuesve të shoqatës “HANDIKOS” ishin edhe përfaqësuesit gjegjësisht kryetarët e shoqatës së të verbërve Bajram Spahiu dhe kryetari i shoqatës së shurdhmemecëve të komunës së Gjilani Orhan Bejta.

Bajram Spahiu në emër të shoqatës së të verbërve të Gjilanit falënderoi Hazirin për këtë interesim të tij dhe u njoftua nga kryetari Spahiu se kjo shoqatë në komunën e Gjilanit ekziston që nga viti 1952 ndërsa pas luftës nga shtatori i vitit 2000, Spahiu njoftoi kryetarin Haziri se kjo shoqatë ka të regjistruar 370 anëtar ndërsa në regjion janë 515.

Fundamenti

Haziri u njoftua me aktivitetet që bënë kjo shoqatë si në trajnime ashtu edhe në sport ku u tha se janë kampion në Kosovë në lojën top me zile.

Spahiu tha se këtu organizohen edhe kurse të teknologjisë informative për personat me pamje të dobësuar dhe ata të verbër plotësisht.

Gjithashtu Haziri u informua edhe nga kryetari i shurdhmemecëve të Gjilanit , Orhan Bejta për punën të cilën bëjnë ata në këtë shoqatë. U tha se në komunën e Gjilanit janë 141 anëtar të regjistruar në këtë shoqatë.

Më pastaj Haziri vizitoi ambientet ku këta zhvillojnë aktivitetet e tyre ditore.Haziri theksoi se ne duhet paraprakisht të kemi informacione në mënyrë që në të ardhmen për këto kategori njerëzish të bëjmë më tepër dhe të ndajmë subvencione për këto kategori me qëllim që këta të ndjehen si është më së miri.

Haziri premtoi se do të interesohet në vazhdimësi për aktivitetet e tyre dhe shprehi gatishmëri që në çdo kohë do të jetë i gatshëm të ofroj ndihmën e tij si kryetar i LDK-së në Gjilan njëherit si deputet në Kuvendin e Kosovës./rajonipress/