ARKATANA

Haziri takon ministrin Berisha për kampusin universitar

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, në takimin e zhvilluar me ministrin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha, e ka uruar për sukseset në transformimin e FSK’së në Ushtri të Kosovës.

“Uroj për transformimin e FSK’së në Ushtri. Besoj shumë që në proces do të arrihet të ndërtohet struktura e sigurisë që Kosovës ia jep atributin e Forcave të Armatosura. Ky hap i madh e shkurton ndërtimin e Forcave të Armatosura të Republikës”, ka thënë Haziri në takimin e zhvilluar në MFSK.

Mobi Casa

Gjatë këtij takimi është diskutuar edhe për komisionin e përbashkët për kampusin e Universitetit Publik “Kadri Zeka”, pasi në lokacionin aktual të Brigadës së Reagimit të Shpejtë të FSK parashihet që të ndërtohet kampusi në hapësirën prej 7.2 hektarëve, njofton Komuna e Gjilanit me anë të një kumtese për media.

Ministri i MFSK’së, Rrustem Berisha, e ka falënderuar kryetarin Haziri për vizitën, duke shfaqur gatishmërinë e bashkëpunimit sa i përket çështjes së kampusit dhe në fushat tjera në shërbim të qytetarëve. /rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.