Eko Higjiena

Haziri takon ministrin Berisha, dakordohen për zhvillimin e projekteve të përbashkëta

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur në takim pune ministrin e Mbrojtjes, Rrustem Berisha, i cili për herë të parë viziton këtë komunë në këtë cilësi.

Haziri e ka uruar ministrin Berisha për detyrën, ndërkaq janë dakorduar për punën e madhe dhe mbështetjen e transformimit të Ushtrisë sikurse edhe rolit të tyre në jetën civile, përderisa janë dakorduar për zhvillimin e projekteve të përbashkëta.

FIDANISHTJA

Gjatë këtij takimi është diskutuar edhe për komisionin e përbashkët për kampusin e Universitetit Publik “Kadri Zeka”, pasi në lokacionin aktual të Brigadës së Reagimit të Shpejtë të FSK parashihet që të ndërtohet kampusi në hapësirën prej 7.2 hektarëve, njofton Komuna e Gjilanit me anë të një kumtese për media.

Ministri i Mbrojtjes, Rrustem Berisha, e ka falënderuar kryetarin Haziri për pritjen, duke shfaqur gatishmërinë e bashkëpunimit sa i përket çështjes së kampusit dhe në fushat tjera në shërbim të qytetarëve. /rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.