Eko Higjiena

Haziri takon kryetarin e Lëvizjes “Besa”

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur sot në takim pune kryetarin e Lëvizjes “Besa” në Maqedoni, deputetin Afrim Gashi, me të cilin ka bashkëbiseduar për bashkëpunimin në të mirë të qytetarëve të kësaj komune dhe atyre të shtetit fqinj.

“Unë e njoftova kryetarin Gashi për format e bashkëpunimit që Gjilani ka me komunat e Maqedonisë, duke përfshirë edhe komunat me shumicë shqiptare dhe ato me shumicë maqedonase. Bashkëpunimi ndërkufitar Gjilan-Kumanovë tashmë është projekti më i madh, sikurse edhe bashkëpunimi Gjilan-Preshevë-Kumanovë është poashtu trekëndëshi kufitar më i madh. Biseduam edhe për hapjen e vendkalimit kufitar dhe interesat e bashkëpunimit edhe politik edhe partiak. Besojmë që bashkëpunimin do ta intensifikojmë edhe në të ardhmen”, ka deklaruar pas takimit kryetari Haziri.

FITORJA

Kurse, kryetari i Lëvizjes “Besa”, Afrim Gashi, tha se është kënaqësi që sot e ka vizituar Gjilanin dhe e ka falënderuar kryetarin Haziri për pritjen miqësore.

“Biseduam për temat që na atakojnë si shqiptarë gjithandej dhe bashkëpunimin e mundshëm në nivel të dy shteteve dhe në nivel të komunave. Po ashtu, biseduam edhe për hapjen e kufirit Stanqiq-Bellanoc dhe është koha kur duhet t’i rikthejmë ato lidhjet meqë familjet tona janë gjithandej në Kosovë dhe Maqedoni. Urat e bashkëpunimit duhet t’i përforcojmë për të mirën e qytetarëve tanë”, tha Gashi./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.