FIDANISHTJA

Haziri synon që “Flakën…” ta bëjë më ndërkombëtare

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Në mbledhjen e Bordit të manifestimit shumëkulturor mbarëkombëtar, “Flaka e Janarit 2018”, u diskutua për parapërgatitjet lidhur me përgatitjet për vendosjen e bustit të Skënderbeut dhe Akademinë e Flakës, e cila i kushtohet 550-vjetorit të vdekjes dhe 50-vjetorit të demonstratave për Flamurin kombëtar, sikurse edhe për ekspozitën e artit figurativ.

“Ky vit i ka dy të mira, është bërë zgjidhja buxhetore dhe e kemi zëdhënësen e “Flaka e Janarit 2018, Diana Toska, cila i adresohet mediave në emër të Bordit në çdo kohë”, ka thënë kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri, gjatë adresimit para gazetarëve

Ai tha se sivjet risia e “Flakës…” është që një ansambël nga Republika e Shqipërisë do të jetë mysafir i veçantë, ndërsa 29 janari do t’i kushtohet Natës e Mysafirëve.

Mobi Casa

Haziri theksoi se do të punojë që Flakën e Janarit ta bëjnë më ndërkombëtare e më regjionale në mënyrë që, siç tha, këtë manifestim ta nxjerrim në edhe për të huajt.

“Nga viti i ardhëm “Flaka e Janarit” do t’i jap një dimension tjetër kulturor. Gjilanin e kemi bërë kryeqendër të kulturës dhe natyrisht që kjo pasqyrë e krejt aktivitetit kulturor e ka teatrin, sepse për një javë do të ketë shfaqje teatrale në konkurrencë, të cilat besoj që do të priten mirë nga publiku”, ka përfunduar kryetari Haziri./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.